Mesut Bajrami, anëtar i Kryesisë Qendrore të Alternativës, ka reaguar ashpër në rrjetin social Facebook, duke kërkuar përgjegjësi dhe transparencë nga zyrtarët e partisë së tij.

Në statusin e tij publik, Bajrami i drejtohet drejtpërdrejt kryetarit të Alternativës Zeqirija Ibrahimi dhe Bashkim Murtezi, duke kërkuar që ata të dalin dhe të sqarojnë publikisht se kush po përfiton nga tenderët në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë.

“Zeqirija Ibrahimi dhe Bashkim Murtezi, dilni dhe tregoni kush po vjedh edhe nga tenderët e Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë!” – shkruan Bajrami.

Ky reagim vjen në një kohë kur në opinionin publik janë shtuar zërat për një përplasje mes Afrim Gashit dhe Zeqirja Ibrahimit.

" "

Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga Alternativa ndërkohë që pritet që kjo deklaratë të ngjallë diskutime brenda vetë partisë. / TS/