Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në tri rajone të vendit kundër trafikimit me substanca narkotike dhe krimeve kibernetike.
Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se aksioni po zhvillohet në një numër të konsiderueshëm lokacionesh.
“Pas një pune operative dhe hetimore, nga zyrtarët e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës (PK), nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor. Gjatë këtij operacioni policor janë kryer kontrolle në tri rajone të Kosovës që përfshijnë një numër të konsiderueshëm të lokacioneve të ndryshme, kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
KEK-u njofton konsumatorët për lidhjen e kontratave komerciale për të siguruar furnizim të qëndrueshëm
Goditet grupi kriminal në Fier, katër të arrestuar, trafikonin armë edhe nga Kosova
Mes tjerash, Kelani ka shtuar se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ndërsa detajet tjera do të bëhen pas kompletimit të operacionit. /Reporteri.net/