SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër A.R. (29) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “lëndim trupor” dhe “përpunimi, mbajtja dhe tregtimi i palejuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. I denoncuari një periudhë të gjatë kohore ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa gjatë bastisjes së shtëpisë së tij dhe ambienteve ndihmëse ishin gjetur dhe sekuestruar pushkë, dy pistoleta, 981 fishekë, një granatë dore dhe sende e pajisje shtuese të tjera për armë zjarri.TS