SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër A.D. (27) nga Ohri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese” dhe “falsifikimi i armëve të zjarrit”. Më 06.02.2025 në f. Surilë, rrethi i Ohrit, nëpunësit policorë kryen bastisje në një uikend shtëpizë të cilën e ka shfrytëzuar i denoncuari, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar dy pushkë gjuetie dhe dy pushkë pneumatike.TS