MPB Maqedoni njofton se gjatë fundjavës së kaluar (07 dhe 08 qershor 2025), si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga oficerët e policisë nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme në rrugët në të gjithë vendin, nga gjithsej 1077 urdhërpagesa të lëshuara, 174 shkelje lidhen me shoferë që morën pjesë në trafik pa patentë shoferi, 65 shoferë drejtonin nën ndikimin e alkoolit dhe u përjashtuan nga trafiku, ndërsa 172 shoferë motoçikletash u sanksionuan për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse.

“Në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, 156 shkelje gjatë fundjavës lidhen me mosrespektimin e kufizimit të shpejtësisë së përcaktuar, 149 për parkim të paautorizuar, ndërsa 58 persona u sanksionuan për mosmbajtje të rripit të sigurimit, 24 masa u shqiptuan për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit, tetë sanksione për kalim të semaforit të kuq dhe tre shkelje u shqiptuan për shoferë të skuterëve elektrikë”.

“Gjithashtu, në përputhje me Ligjin për Automjetet, 49 automjete u hoqën për shkak të paregjistrimit dhe shtatë automjete për shkak të mosfunksionimit teknik. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

closevolume_off
U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.