Ejup Berisha

Politikanët e sotëm i kanë më të mëdha fjalët se veprimet dhe punët që i bëjnë në politikë. Në këtë aspekt te ta vërehet jo-barazpeshë e theksuar mes fjalëve të thëna dhe veprimeve të bëra. Pra te ta ka më shumë fjalë të thëna sesa vepra të bëra. Mëtej disa politikan shqiptar më të shtrenjta i kane kollaret se fjalët qe i thonë në opinion. Këta më shumë i zbukurojnë veshmbathjet e shtrenjta sesa punët veprimet dhe akcionet që i bëjnë gjatë periudhës që merren me politikë. Te ne gjithmonë ka dominuar ajo bindja se veshja e bën njeriun më të mirë dhe më të denjë në opinion. Kjo bindje ka qenë përher e gabuar. Njeriun e ngrisin veprat dhe punët e bëra e jo veshmbathjet e tij. Politikanët e sotëm vërtetë vishen bukur por disa prej tyre nuk punojnë mirë dhe
drejtë. Apo këta ose shumë pak veprojnë ose nuk veprojnë fare për ti realizuar premtimet të cilat ua japin qytetarëve. Pra politikanët e sotëm më me lehtësi flasin sesa bëjnë diçka të nevojshme dhe të domosdoshme që do të jetë në të mirën dhe në levërdinë e qytetarëve dhe të vendit. Bëhet fjalë për individ të angazhuar në politikë që premtojnë shumë por të cilët menjëher pendohen dhe tërhiqen nga ajo që e kanë thënë se do ta bëjnë sikurse të mos kishin thënë asgjë. Dikush para 11 muajve u radhit në mesin e forcave politike që e filluan ndryshimin por javëve të fundit po i njejti person shkoi dhe u pozicionua në koalicionin që e ka kundershtuar dhe e kundërshton me ngulm ndryshimin. Ky veprim nuk bëhet me struktura politike që me dekada e kanë ruajtur të pandryshuar gjendjen e keqe për shumicën e qytetarëve shqiptar. Edhe pse përfaqsuesit e ruajtjes së gjendjes së ngurrtë tani premtojë se po erdhën sërish në pushtet do ta bëjnë ndryshimin këtyre nuk duhet besuar sepse këtë e kanë vetëm për qëllime elektorale apo për të fituar mbështetje te qytetarët shqiptar. Pra të jeni të sigurtë se këta nuk e bëjnë ndryshimin por do të vazhdojnë me të vjetrën. Të njejtët ndryshimin nuk e kanë bërë me shumë se dy dekada të qëndrimit në pushtet dhe parashtrohet pyetja se pse këta
do ta bënin atë tani e tutje. Pra përfaqsuesit e status-quose nuk e kanë bërë nuk e bëjnë dhe nuk do ta bëjnë asnjëher ndryshimin në politikën shqiptare këtu në vendin tone. Këta mu për faktin që nuk bënë kurrfar ndryshimesh për të mirë për qytetarët shqiptar dhe për vendin për këtë arsye qëndruan më shumë se dy dekada në pushtet. Ata politikan që premtojnë shumçka dhe nuk i realizojnë gjërat qe i premtojnë janë politikan Jo-serioz. E kush u beson njerëzve të tillë pra këtyre nuk u beson askush. Politikan Jo-serioz sot fatkeqsishtë ka më shumë se një prandaj skena politike shqiptare këtu te ne është shëndrruar në vend ku dominojnë mosbesimi dhe joserioziteti. E ambienti politik duhet te jetë një forum serioz i dominuar nga njerëz të fjalës së dhënë dhe punëve të bëra. Ndryshimi politik është çështje shumë serioze që kërkon politikan të mençur, të ndershëm, intelegjent dhe të perkushtuar jo vetëm në fjalë por edhe në punë dhe veprime. Këto karakteristika mund ti gjeshë te politkanët e Koalicionit politik VLEN. Këta jo vetëm që kanë premtuar që do ta bëjnë por të njëjtët edhe po mundohen ta bëjnë ndryshimin. Sepse këtë gjë e bëjnë vetëm politikanët serioz të përkushtuar dhe vizionar të tillë nuk janë idhtarët e Status-quosë por ata të ndryshimit. E unë di të themë se ndryshimin duhet bërë patjetër në skenën politike shqiptare këtu në RMV.