Prokuroria do të apelojë aktgjykimin lirues për babain e Vanja Gjorçevskës, Aleksandar.

Prokuroret theksuan se posedojnë dëshmi nga dy të pandehur të cilët kanë deklaruar se informacionin se kur Vanja do të dilte vetëm nga shtëpia e kanë marrë nga babai i saj, Aleksandar. Prokurorja shtoi se vetëm prindërit mund të dinin se kur fëmija dilte nga shtëpia.

Ndryshimin e deklaratave të dhëna para prokurorit nga ana e këtyre dy të akuzuarve, e më pas ndryshimin e tyre në gjykatë, prokurorja refuzoi ta komentojë.

Ajo konfirmoi se pas pranimit të vendimit të gjykatës do të dorëzojnë ankesë ndaj aktgjykimit lirues në instancat më të larta gjyqësore.

" "

Në shpalljen e vendimit, gjykatësi deklaroi se Prokuroria nuk e kishte vërtetuar fajësinë e Aleksandar Gjorçevskit. Të katër të pandehurit e tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm.