Qeveria izraelite është mbledhur me urgjencë pas sulmeve të mbrëmjes së sotme, me raketa që Irani lëshoi drejt Tel Avivit.
“Në mbledhje do të diskutohet përgjigjja ndaj sulmit me raketa të Iranit”, tha një zyrtar izraelit për CNN.
Pritet që Izraeli të përshkallëzojë më tej situatën në valën e ardhshme të sulmeve kundër Iranit, tha zyrtari.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
Një zëdhënës ushtarak izraelit i quajti të pabaza pretendimet e Iranit se ka rrëzuar avionë luftarakë izraelitë.
“Media iraniane po falsifikon informacionin”, tha ai.
Irani më parë tha se kishte rrëzuar dy avionë luftarakë izraelitë dhe kishte kapur piloten femër të njërit prej tyre.