Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas fitores bindshëm më 11 maj, i është rikthyer rubrikës “Sy më Sy” në rrjetet sociale. Rama bëri të ditur se Qeveria shqiptare po punon për të sjellë në Shqipëri evendin “Globe Soccer Awards”.

Edi Rama: Ne ndërkohë jemi në një diskutim për të sjellë në Tiranë, Shqipëri, 95% në Tiranë, edicionin europian të Globe Soccer Awards, pra të çmimit të globit të futbollit. Është një eveniment i jashtëzakonshëm i cili mbahet në mënyrë të përvitshme. Për edicionin evropian organizatorët janë në një diaskutim me Madridin dhe me ne këtu në Shqipëri, kemi shumë arsye të besojmë që zgjedhja do të bierë mbi ne dhe do të jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Lamine Yamal, fjala vjen, t’ia japim këtu në Tiranë. Këto janë aktivitete që do të ishin të paimagjinueshme deri jo shumë vite më parë dhe arsyeja pse tani vendi ynë mund t’i imagjinojë