Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Maqedoni do të futet regjim veror trafiku, duke ndaluar lëvizjen e automjeteve të rënda me masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

Ndalimi do të jetë në fuqi gjatë orareve të mëposhtme:

E premte nga ora 17:00 deri në 22:00,
E shtunë nga ora 9:00 deri në 18:00,
E diel nga ora 9:00 deri në 22:00.
Në segmentin e autostradës A2: Shkup – Ohër – Shkup (i vlefshëm deri më 1 shtator), lëvizja e automjeteve të rënda mallrash me masë totale mbi 7.5 ton është e ndaluar gjatë fundjavave, në intervalet e mëposhtme:

E premte nga ora 15:00 deri në 22:00,
E shtunë nga ora 07:00 deri në 12:00 dhe nga ora 18:00 deri në 24:00,
E diel nga ora 07:00 deri në 22:00