Muzikanti Rod Stewart anuloi një koncert në Las Vegas dje vetëm disa orë para se të ngjitej në skenë.
Problemet shëndetësore përmenden si arsyeja e anulimit dhe 80-vjeçari njoftoi gjithashtu një datë të re të shfaqjes.
“Me keqardhje ju njoftoj se nuk ndihem mirë dhe se koncerti im në Colosseum në Caesars Palace është shtyrë për më 10 qershor. Biletat tuaja do të jenë të vlefshme për datën e re”, deklaroi ai.
Verën e kaluar, Rod u detyrua të anulonte një sërë shfaqjesh, përfshirë koncertin e tij të 200-vjetorit në Las Vegas, për shkak të shqetësimeve shëndetësore.
Në atë kohë, u raportua se muzikanti ishte ende duke u shëruar nga një lloj i ri i COVID – 19.
Pastaj ai shpjegoi se kishte streptokok fyti dhe se i vinte shumë keq që nuk mundi ta mbante koncertin.
“Shumica e njerëzve mund të përballen me streptokok, por padyshim jo unë. Jam plotësisht i shkatërruar. E kam pritur këtë koncert për kaq shumë kohë. Kërkoj ndjesë sinqerisht për çdo shqetësim që ka shkaktuar kjo”, tha ai.
Sipas Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS), infeksioni streptokoksik mund të shkaktojë dhimbje fyti, skuqje, të përziera dhe të vjella, si dhe dhimbje muskujsh.
Shpesh nuk është një sëmundje serioze dhe mund të trajtohet me antibiotikë.