Cristiano Ronaldo ka rinovuar kontratën me klubin saudit Al Nassr, duke nënshkruar një marrëveshje që e bën atë sportistin më të paguar në botë. Kontrata e re, e vlefshme deri në vitin 2027, parashikon një fitim total prej rreth 400 milionë euro në dy vitet e ardhshme.

– Advertisement –
Sipas mediave, Ronaldo do të përfitojë 200 milionë euro në vit vetëm nga paga si futbollist, ndërsa të ardhurat nga të drejtat e imazhit do të jenë rreth 60 milionë euro në vit. Kjo do të thotë se vetëm në muaj ai fiton rreth 16.7 milionë euro, ose rreth 550 mijë euro në ditë.

Përveç pagës, kontrata përfshin edhe një bonus firmosjeje prej 30 milionë eurosh, 15% të aksioneve të klubit, si dhe 90.000 euro bonus për çdo gol të shënuar. Në paketë përfshihen gjithashtu 5.5 milionë euro shpenzime për avionin privat të Ronaldos dhe stafin e tij.

Kjo kontratë me shifra marramendëse vërteton statusin e Cristiano Ronaldos si një nga yjet më të mëdhenj të futbollit edhe pse është në moshën 40-vjeçare.