Më 29.06.2025 në orën 02 në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.K. (41) nga Shkupi, pas një denoncimi të mëparshëm nga ish-bashkëshortja e tij 40-vjeçare se rreth orës 00.30 në shtëpi e ka sulmuar fizikisht djalin e tyre të mitur, ndërsa ia ka thyer telefonin celular djalit tjetër të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.TS