Air India ka bërë me dije shtetësinë e pasagjerëve që ndodheshin në bordin e fluturimin AI171.
Në bord kishte 169 shtetas indianë, 53 shtetas britanikë, 1 shtetas kanadez dhe 7 shtetas portugezë.
Kompania ajrore thotë se të plagosurit po dërgohen në spitalet më të afërta.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
Një zëdhënës i Aeroportit Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel në Ahmedabad tha se aeroporti aktualisht nuk është funksional. Të gjitha operacionet e fluturimeve janë pezulluar deri në njoftim të mëtejshëm.
Avioni Boeing 787-8 Dreamliner, me 242 persona në bord, u nis nga Ahmedabad në orën 13:38 sipas kohës lokale drejt aeroportit Gatëick të Londrës.
Ai u rrëzua menjëherë pas ngritjes në Ahmedabad, në Indinë perëndimore.