Një aeroplan i kompanisë “Air India” u rrëzua në aeroport në qytetin perëndimor indian, Ahmedabad, raportuan të enjten kanalet televizive, pa saktësuar nëse kishte viktima.
Aeroplani ishte nisur për në Birmingham të Anglisë, i tha agjencisë “Reuters” një burim i aviacionit.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
Aksidenti ndodhi kur aeroplani po e niste fluturimin, raportuan kanalet televizive.
“India Today” raporton se në aeroplan ndodheshin 242 persona, përfshirë 230 pasagjerë e 12 anëtarë ekuipazhi.