Baza kryesore amerikane në verilindje të Sirisë është vendosur në gjendje gatishmërie të plotë, mes frikës për një sulm të mundshëm nga Irani ose grupe të lidhura me të. Lajmi është konfirmuar për agjencinë Reuters nga një burim i sigurisë sirian.

Baza në fjalë, e njohur si Qasrak, ndodhet në provincën Hasakah dhe është një nga dy bazat ushtarake ku ndodhen ende trupa amerikane në territorin sirian.

Gjendja e alarmit në këtë bazë vjen në një moment kur tensionet midis SHBA-së dhe Iranit janë rritur ndjeshëm, pas zhvillimeve të fundit në rajon, përfshirë edhe sulmet me raketa në vende të tjera ku ndodhen forcat amerikane.