Ligji për përfaqësim adekuat

Kushtetuta eshte rregullatori politiko juridik i një shteti qe rregullon funkcionalitetin e shoqerise brenda nje sistemi shtetorer dhe vendimarjet politike qe prekin interesat kolektive te shtetasve me tendence maksimalizimi te interesave sovrane te qytetareve te shtetit.

E drejta kushtetuese e përfaqësimit te drejt dhe adekuat te grupeve etnike shoqerore në Maqedoninë të Veriut, erdhi si rezultat i Marveshjes së Ohrt ( pika 4 qe ka te bej me mosdiskriminimin etnik dhe perfaqësimi i drejtë).

Sot, në komision qeveritar të qeverise aktuale, kemi një propozim për perfaqesimin adekuat, që parasegjithash nuk reflekton proporcionalitetin etnik në perfaqesim dhe vendimarje, që si i tillë pothuajse krejtesisht promovohet nga VMRO, dhe fudullistja e tyre Karakamishova, ku kategorinë kushtetuese në detyrim për përfaqesim adekuat e zbret në afirmim, me tendencë zhvleresimi të të drejtës kushtetuese të shqiptarëve në përfaqësim në institucionet publike në vend, që asnjëherë të mos zbatohet përfaqesimi i drejte i shqiptarëve në institucionet e shtetit.

" "

Thëras anëtaret shqiptar të komisionit qeveritar që kanë marë pjesë në propozimin e keitj ligji, ta sqarojnë opinionin për mirë ose për keq, thëras të gjithë deputetet në asnjë menyrë mos ta sigurojnë Badenterin në një ligj ku anulohet detyrimi për të vepruar në krijimin e perfaqesimit të drejtë dhe adekuat, ku instalohet njëanshmëria entike maqedonase në vendimarje politike, duke zhvlerësuar potencialin kolektiv të shqiptarëve si popull shtetformues.

Përfaqesimi i drejtë dhe adekuat erdhi si rezultat i konfliktit të vitit 2001 në Marëveshjen Kornizë të Ohërit dhe është kategori kushtetuese.