Samiti i NATO-s i vitit 2027 do të mbahet në Tiranë. Lajmin e rëndësishëm e ka shpërndarë Kryeministri Edi Rama përmes rrjeteve sociale.

Rama ka ndarë edhe disa foto nga samiti, duke theksuar se ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë, e cila do të presë aleatët e NATO-s në vitin 2027.

“Hagë, Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027”,- shkruan Rama në rrjetet sociale, bashkangjitur disa fotove nga samiti.