Presidenti amerikan Donald Trump thotë se marrëveshja Iran-Izrael do të arrihet ‘njësoj si ajo e Indisë dhe Pakistanit’.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Truth Social, republikani shkruan “Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje dhe do e bëjnë atë! Ashtu siç bëra marrëveshjen mes Indisë dhe Pakistanit. Së shpejti do të kemi paqe mes Izraelit dhe Iranit. Shumë takime dhe telefonata po zhvillohen tani”.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Po ashtu Trump nuk harron të marrë lëvdatat për veten, duke u shprehur konkretisht “Bëj shumë dhe kurrë nuk marr merita për asgjë. Është në rregull sepse njerëzit e kuptojnë këtë gjë.”

Sakaq ai e mbyll shkrimin e tij duke bërë thirrje për një “Lindje të Mesme përsëri të madhe”.