“Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është një ndër kauzat e Aleancës për Shqiptarët, gjerësisht e shpjeguar edhe përpara elektoratit, çka synon dhe ku duhet të arrihet. Variantin që qarkulloi sot dhe teatrin që bëri kryeministri me zëvendësit e tij (vetëm për dekor dhe për ti dhënë rrejshëm legjitimitet shqiptar) nuk është rregullim me ligj i të drejtës kushtetuese për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Është shmangie, është devijim, është këndvështrim i VMRO-së se si duhet të bëhet e pazbatueshme kjo e drejtë.
Propozimi në fjalë ka vetëm dy nene që flasin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe në të dyja këto nene nuk bëhet gjë tjetër vetëm se rregullohet me ligj keqpërdorimi që i bëhej balancuesit. Ligji të jep të drejtë që përkatësinë etnike ta ndryshosh çdo ditë dhe sa herë të të kujtohet me një deklaratë në noter për nevoja punësimi, njëjtë siç bëhej edhe me balancuesin.
Prandaj: NUK KALON!
P.S. Kjo në këtë formë nuk është kauzë e Aleancës për Shqiptarët, është kauzë e Arbenave që shumë lirë për qëllime pushteti shesin ardhmërinë e të rinjve dhe te rejave, të drejtën për punë dhe jetë në tokën e të parëve” ka reaguar Ziadin Sela