Serbia ka vendosur që ndeshjen ndaj Shqipërisë më 11 tetor në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ta zhvillojë në Beograd.

Pati raportime se ndeshja ndaj Shqipërisë do të zhvillohet në ndonjë stadium tjetër, por federata serbe e futbollit njoftoi se ndeshja ndaj Shqipërisë dhe ajo ndaj Anglisë do të zhvillohen në kryeqytetin e tyre.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

“Federata e Futbollit e Serbisë njofton se ndeshjet kualifikuese të përfaqësueses së Serbisë kundër Anglisë (9 shtator) dhe Shqipërisë (11 tetor) do të zhvillohen në stadiumin ‘Rajko Mitić’ në Beograd. Për ndeshjen e fundit të ciklit, kundër Letonisë më 16 nëntor, është zgjedhur stadiumi ‘Duboçica’ në Leskovc.” Pas një analize të detajuar që përfshiu aspekte sportive, organizative dhe të sigurisë, si dhe në konsultim me UEFA-n, është vendosur që ndeshjet më të rëndësishme të zhvillohen në stadiumin më të madh të vendit – “Rajko Mitić” – për të garantuar kushte optimale për ekipin kombëtar”, thuhej ndër tjera në njoftimin e federatës serbe.

Ndeshja e parë mes Shqipërisë dhe Serbisë, e luajtur në Tiranë u mbyll pa fitues dhe pa gola.