Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit për shkurtimin e buxhetit të Teatrit të Tetovës, duke e cilësuar këtë si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj kulturës shqiptare në vend.

Sipas Rexhepit, institucioneve kulturore maqedonase, si Pllaoshniku dhe Kalaja e Shkupit, u janë ndarë 41 milionë denarë më shumë, ndërsa Teatrit të Tetovës i janë hequr 3 milionë denarë nga buxheti. “Mjaft më me diskriminim! Kultura shqiptare nuk duhet të përjashtohet, por të financohet denjësisht”, thuhet në reagimin e tij publik.

Ai ka bërë thirrje për barazi në shpërndarjen e fondeve shtetërore dhe ka paralajmëruar se mosreagimi institucional do të thellojë edhe më shumë ndarjet kulturore në vend.