Vullkani Etna ka shpërthyer në Sicili, duke nxjerrë tym dhe hi në qiell mbi ishullin italian, përcjell Reporteri.net.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan njerëz që vraponin për të shpëtuar jetën pas shpërthimit të vullkanit më të madh dhe më aktiv të Evropës.
Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i Italisë tha në një deklaratë të raportuar gjerësisht se vullkani po përjetonte shpërthime të forta stromboliane – një lloj shpërthimi – “me intensitet në rritje”.
Lexo edhe:
Ç’efekt ka ashpërsimi i kontrolleve në kufijtë gjermanë?
Sulm me kokteje Molotov në një marshim në SHBA, plagosen tetë persona
Karol Nawrocki zgjidhet president i Polonisë
“Gjatë orëve të fundit, rënia e një sasie të vogël hiri të hollë është raportuar në zonën e Piano Vetore”, thuhet në deklaratë.
Sipas faqes së internetit Volcanic Discovery, para shpërthimit pati dridhje vullkanike që filluan rreth orës 22:00 sipas orës lokale dhe arritën kulmin e tyre pak para orës 1:00 të mëngjesit.
Qendra Këshillimore për Hirin Vullkanik në Tuluzë, një nga nëntë qendrat e tilla në të gjithë botën që përdoren për të monitoruar rreziqet e aviacionit, paralajmëroi se një re hiri vullkanik kishte arritur një lartësi prej rreth 6,400 metrash./The Indipendent/