Në repartin e logjistikës të kazermës së Tetovës ka ndodhur një shpërthim i rëndë, si pasojë e plasjes së një bombolle të kompresorit nën presion të lartë në dhomën e kotllarit. Sipas informacioneve të para, ngjarja tragjike është rezultat i keqmenaxhimit dhe lejimit të punës nga persona të palicencuar, sipas burimeve të lënduar janë dy ushtarë të ushtrisë së Maqedonisë së Veriut.
Siç mëson TS të lënduarit kanë pësuar djegie serioze në fytyrë dhe gjymtyrë, dhe aktualisht janë të shtruar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku po marrin trajtim mjekësor.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Ndërkohë që në kazermat ushtarake kushtet janë skandaloze dhe jeta e ushtarëve vihet në rrezik, VMRO-VLEN nuk merr masa për përmirësimin e infrastrukturës apo sigurisë në ushtri./TS/