Komisioni Rregullator për Energjetikë ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës.
Çmimet e benzinës mbeten të pandryshuara, ndërsa EURODIESEL-i shtrenjtohet për 1 denar.
Kështu, pas mesnate, EURODIESEL-i do të shitet me çmim prej 66 denarë për litër.
Çmimi i EUROSUPER 95 mbetet 74,5 denarë, dhe ai i EUROSUPER 98+ mbetet 76,5 denarë.
Shtrenjtohet edhe vaji ekstra i lehtë, për 1 denar, dhe pas mesnate do të shitet me çmim prej 68,5 denarë.
Çmimi i mazutit gjithashtu rritet për 0,6 denarë, dhe do të jetë 38,5 denarë.