Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka shpërndarë pamje nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Oqeanet, përcjell TV21. Siljanovska ka falënderuar presidentin francez për ftesën, ndërsa thotë se në takimet me liderët botëror diskutuan për “nevojën e arritjes së paqes me natyrën”.

“Është nder për mua që jam mes të ftuarve të Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron, i cili është nikoqir i një ngjarjeje globale që synon të krijojë një bazë për parandalimin e pasojave të gjera për të ardhmen e botës. Së bashku me një numër të madh liderësh botërorë, përfshirë edhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Evropian António Costa, diskutuam për nevojën e arritjes së paqes me natyrën, si një nga parakushtet kryesore për mirëqenien e njerëzimit.
E falënderoj presidentit Macron për mikpritjen e shkëlqyer me rastin e konferencës së tretë të Kombeve të Bashkuara për Oqeanin”, ka shkruar Siljanovska.