Sinan Hoxha dhe Andrra Destani vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të dashura dhe më të ndjekura të showizit shqiptar.
Në paraqitjen e tyre të fundit, gjatë një eventi të rëndësishëm, çifti mahniti me elegancën dhe finesën që i karakterizon. Të veshur me ngjyrë të zezë bën të duken me bukur se asnjëherë.
Andrra shkëlqeu në një fustan të rafinuar, me detaje që nxirrnin në pah linjat e saj elegante, ndërsa Sinani zgjodhi një kostum modern dhe të përshtatur në mënyrë perfekte, duke plotësuar me stil pamjen e çiftit.
Kujtojmë se nga martesa disa vjeçare çifti kanë në jetë dy djem.