Shkup, 26 qershor – Banka popullore do t’i ulë kompensimet që bankat i paguajnë për shfrytëzim të shërbimeve në Sistemin pagesor interbankar të Maqedonisë (SPIM), siç janë kompensimet lidhur me qarkullimin debitor, por pret në afat sa më të shkurtë bankat ta revidojnë lartësinë e kompensimeve për kryerje të pagesave për qytetarët dhe kompanitë dhe t’i vendosin në një nivel adekuat. Guvernatori i Bankës popullore, Trajko Sllaveski sot në takim me përfaqësues të bankave nga Asociacioni bankar i Maqedonisë (ABM) porositi se kompensimet për shërbimet pagesore duhet të jenë në nivel të matur, të qëndrueshëm për bankat, por njëkohësisht drejtë dhe pranueshëm për shfrytëzuesit.