E përditshmja izraelite “Yedioth Ahronoth” raporton se një sulm izraelit me dron shënjestroi një ndërtesë banimi në Teheran sot, duke synuar një shkencëtar bërthamor, transmeton Anadolu.

Në lajm thuhet se Izraeli vlerësoi se shkencëtari u eliminua me sukses në sulm. Media shtetërore iraniane, përfshirë Press TV, konfirmoi se një ndërtesë banimi në kryeqytetin iranian u godit nga një dron izraelit të premten.

Identiteti i shkencëtarit të shënjestruar nuk është zbuluar zyrtarisht dhe nuk ka patur asnjë koment nga autoritetet iraniane. Konflikti shpërtheu të premten e kaluar kur Izraeli nisi sulme ajrore në disa vende në të gjithë Iranin, përfshirë objekte ushtarake dhe bërthamore, duke bërë që Teherani të nisë sulme hakmarrëse.

Autoritetet izraelite thanë se të paktën 25 persona janë vrarë dhe qindra të plagosur që atëherë në sulmet me raketa iraniane.

" "

Ndërkohë, në Iran, 639 persona janë vrarë dhe më shumë se 1,300 të plagosur në sulmin izraelit.