President ii SHBA-së Donald Trump minimizoi sulmin me raketa të Iranit ndaj bazës ajrore Al Udeid në Katar, duke e quajtur atë një sulm të dobët dhe duke shtuar se Washingtoni nuk do të reagojë ushtarakisht.

“Jam i kënaqur të raportoj se asnjë amerikan nuk është lënduar dhe dëmet janë minimale. Më e rëndësishmja, duket se ata e ‘shkarkuan gjithë mllefin’ e tyre dhe, shpresoj, nuk do të ketë më urrejtje,” shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale.

Ai shtoi:

“Dua të falënderoj Iranin që na dha njoftim paraprak gjë që bëri të mundur shmangien e viktimave njerëzore. Ndoshta tani Irani mund të ecë drejt paqes dhe harmonisë në rajon, dhe unë do të inkurajoj me entuziazëm Izraelin të bëjë të njëjtën gjë.”

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com