Tani e tutje duhet ta quani Sir David Beckham: Mbreti Charles e ka shpall futbollistin legjendar si kalorës

Futbollisti legjendar anglez, David Beckham është shpallur kalorës dhe tani është Sir David Beckham, pas nderit që i është dhënë nga Mbreti Charles.
Futbollisti i famshëm i Manchester United është shpallur kalorës në një nderim për ditëlindjen që i është dhënë nga Mbreti Britanik.
Në vitin 2003, Mbretëresha Elizabeth i dha Beckhamit titullin OBE (Oficerët e Urdhrit të Mbretërisë Britanike), dhe në vitin 2011 ai u nominua për kalorës, por iu desh të priste deri më tani për titullin më të lartë.
“Duke u rritur në Londrën Lindore me prindër dhe gjyshër që ishin kaq patriotë dhe krenarë që ishin britanikë, nuk mund ta kisha imagjinuar kurrë se do të merrja një njohje kaq të madhe”, tha Beckham pasi u bë Sir.
Sir David Beckham.
The former @ManUtd star and Premier League Hall of Famer has received a knighthood for services to Sport and to Charity! pic.twitter.com/ydSu2ddfsJ
— Premier League (@premierleague) June 14, 2025
Beckham është i 29-ti në listën e punëtorëve të futbollit që kanë marrë titullin Sir në Mbretërinë e Bashkuar.
Përpara tij, kalorësit përfshinin Trevor Brooking, Matt Busby, Philip Carter, Bobby Charlton, Charles Clegg, Kenny Dalglish, Tom Finney, Denis Follows, Arthur George, Amos Brook Hirst, Geoff Hurst, Robert Kelly, John Majdeski, Stanley Matthews, Bert Millichip, Bob Murray, John Quinton, Alf Ramsey, Dave Richards, Bobby Robson, Stanley Rous, John Smith, Gareth Southgate, Andrew Stephen, Harold Warris Thompson, Frederick Wall, Walter Winterbottom dhe, sigurisht më i famshmi prej tyre, Alex Ferguson.
Sir David Beckham
Congratulations to our former captain, who has been awarded a Knighthood for his services to sport and charity! pic.twitter.com/G9zypNBgHx
— England (@England) June 14, 2025