Në çdo institucion, çdo i punësuar shqiptarë deklarohet se jemi 100% më keq si shqiptarë se para një viti.
Kështu tha sonte kryetari i ASH, Arben Taravari në emisionin “Politiko” në Kanal 10 në Kosovë. Ai shtoi se kjo ka qenë një arsye shtesë për të braktisur qeverinë pasi ky nuk ka qenë ndryshimi që ua kishin premtuar shqiptarëve.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com
“Ne premtuam ndryshim dhe një çerek mandati na kaloi, dhe nëse shkoni dhe pyesni në çdo institucion dhe i pyesni shqiptarët: Ishit më mirë para një viti apo tash, sepse këtë ne e kemi si obligim si parti politike, përgjigja e çdo të punësuari shqiptar duke filluar nga punonjësit e thjeshtë, është se jemi 100% më keq”, tha kreu i ASH, Taravari.