Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka shfuqizuar ndarjen e banorëve në rezident dhe jo rezident nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2021.

Ai thotë se me këtë vendim, diaspora numërohet si pjesë e popullatës së vendin.

“Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi ndarjen absurde “rezident-jo rezident”. Tashmë Diaspora numërohet si pjesë e popullsisë së vendit”, shkruan Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, Taravari thotë se rritet numri i shqiptarëve apo, siç ai shprehet në rrjetet sociale, bëhet aq sa realisht janë shqiptarët në Maqedoni.

“Tashmë do rritet numri zyrtar i shqiptarëve…do të bëhet aq sa realisht janë!”, shkruan në fund të komentit të tij Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Kujtojmë se ASH dhe kryetari Taravari vazhdimisht kishin kundërshtuar këtë ndarje dhe kishin paralajmëruar që në vitin 2021 se mënyra se si u realizua regjistrimi i popullsisë, ajo dëmton drejtpërdrejtë shqiptarët.