Në një prononcim për portalin TetovaSot, kryetari i Aleancës për Shqiptarët (VLEN), Arben Taravari, ka dhënë sinjale të buta, por të qarta për raportet e tij me ish-bashkëpartiakun Ziadin Sela.

Me një buzëqeshje të lehtë, Taravari u shpreh: “S’jam pajtu me Selën”, duke lënë të kuptohet se ndonëse nuk ka një pajtim formal, tensionet e mëhershme mund të jenë zbutur.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Deklarata e tij vjen në një kohë kur shumë zëra nga brenda dhe jashtë Aleancës kanë kërkuar unitet dhe bashkëpunim në interes të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse Taravari theksoi se nuk ka pasur ndonjë takim me Selën pas ndarjes së partisë, mënyra e të shprehurit të tij sot, ndryshe nga toni kritik i muajve të kaluar, u pa nga analistët si një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve./TS.