Ejup Berisha

Pas disa vrasjeve dhe therrjeve që kanë ndodhur dhe po ndodhin mes të rinjve shqiptar në vendbanimet shqiptare këtu në vendin tonë. Therrja e fundit ka ndodhur hiç më larg se dje në teritorin e Bit Pazarit në Shkup. Me këtë rast pas një zënke mes tyre një fëmijë 13 vjeçar e ka therrur me thikë një të mitur tjetër të moshës 15 vjeqare. Prandaj duke e pasur parasyshë ndodhinë e fundit dhe duke mos i harruar edhe disa ndodhi tragjike të tjera të cilat kanë ndodhur me epilog tragjik këtu në mesin tonë. Pra si pasojë e tyre janë shkaktuar disa tragjedi njerëzore apo jetët e tyre fatkeqsisht i kanë humbur disa të rinjë në lulen e rinisë së tyre, e me qëllim te rritjes së sigurise dhe të ruajtjes së jetëve të njerëzve. Prindërit shqiptar të cilët jetojnë në këtë shtet duhet të ngrisin një nismë për demobilizimin apo siç kamë përmendur edhe në titullin e këtij shkrimi aktivitet të çarmatosjes së fëmijëve të tyre. Kjo nismë apo
aktiviteti në fjalë nënkupton marrjen e të gjitha llojeve të armëve të ftohta dhe të zjarrta nga duart e të rinjve. Akcioni në fjalë duhet të zgjasë pa ndonjë
kufzim kohor apo derisa fëmijët por dhe të rinjtë ta kuptojnë se kur të lëvizin nëpër vendbanime, nëpër rrugë dhe nëpër lokale të ndryshme nuk duhet të bartin kurrfar armësh. Prindërit dhe shoqëria e shëndoshë me këtë rast të rinjve duhet shpjeguar se nuk është veprim i mirë i hijshëm dhe me vend që të armatosur të lëvizin nëpër rruget e qytetit e aq më pak nëpër shkolla dhe nëpër lagjet apo edhe nëpër ambiente të tjera ku janë të pranishëm. Fëmijët duhet të mësohen se të gjitha zënkat dhe mosmarrveshjet që mund ti kenë jo vetëm me bashkmoshatarët e tyre por edhe me individ të tjerë nuk duhet të zgjidhen me përdorim të armë
ve të zjarrta dhe të ftohta por se këta duhet të mundohen dhe të tentojnë që të njejtat ti zgjidhin në mënyre paqsore me bisedime dhe me dialog. Duhet theksuar se sot armët e ftohta dhe të zjarrta janë me bollëk nëpër duart e të rinjve shqiptar. Dhe për këtë arsye është rritur numri i vrasjeve dhe i therrjeve mes tyre.Prindërit gjithashtu fëmijëve duhet tu sçarojnë dhe shpjegojnë se në asnjë zënkë dhe konflikt mjet zgjidhjeje nuk duhet të jenë armët si pasojë e përdorimit të të cilave mund ta pësojnë keq njerëzit. Të moshuarit të rinjve patjetër duhet tu shpjegojnë se jo vetëm siguria fizike por se edhe jeta e çdo njeriu është e shenjtë apo se ajo duhet të ruhet me çdo kusht dhe me çdo çmim. Më tej prindërit kanë për obligim që të rinjve tu shpjegojnë se duhet të ruhen, të respektohen dhe të duhen mes vete e jo të urrehen, të lëndohen, të konfrontohen e aq më pak të vriten e të priten mes vete. Mendoj se është koha e domosdoshme që prinderit të fillojnë që ti edukojnë fëmijët e tyre. Ky aktivitet apo obligim parsor prindor nuk zbatohet më shumë se tridhjet vite nëpër familjet tona. Por për ta bërë këtë gjë
prindërit duhet të jenë edhe vetë të edukuar . Kjo është dëshmi se edhe shumica e konsiderueshme e atyre individëve që janë prindër fatkeqsisht edhe vetë nuk janë të edukuar. Prandaj nuk mundet një prind i paedukuar vetë që ti edukon pasardhësit apo fëmijët e tij. Kë
shtuqë sa nuk është vonë e me qëllim që të kemi shmangje të therrjeve dhe vrasjeve të tjera mes të rinjve shqiptar këtu në vendin tonë duhet të organizohet dhe të zbatohet Akcioni i grumbullimit të armëve të ftohta dhe të atyre të zjarrit nga të rinjt. Këta si duket sot janë më të armatosur se pjestarët e policisë dhe të armatës.Prandaj ripërsëris duhet sa më shpejtë dhe detyrimishtë të organizohet aktiviteti në fjalë me qëllim të rritjes së sigurisë dhe të rujajtjes së shëndetit fizik por edhe jetëve të njoma e shumë të shtrenjta të rinjve por edhe të jetëve të të gjithë pjestarëve të shoqërisë.