Të paktën 60 palestinezë janë vrarë në sulme të ndara izraelite në Rripin e Gazës që nga agimi, kanë bërë të ditur burime mjekësore palestineze.
Ndër të vrarët janë edhe tre punonjës shëndetësorë të vrarë në qytetin e Gazës dhe 13 persona të vrarë pranë një vendi për shpërndarjen e ndihmave, që menaxhohet nga Fondacioni Humanitar Gaza, i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA, raportoi Al Jazeera.
Sipas përfaqësuesve palestinezë të shëndetësisë, që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit janë vrarë gjithsej 54.927 persona në Gaza.