Ushtria iraniane ka konfirmuar se do të përdorë 2000 raketa në sulmet e ardhshme kundër Izraelit, bëjnë të ditur mediat vendasve. Bëhet fjalë për një numër 20 herë më të lartë në krahasuar me numrin e raketave të lëshuara mbrëmë drejt Izraelit.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Ndërkohë agjencia e lajmeve ANSA shkruan se komandatët e lartë ushtarakë iranianë kanë paralajmëruar se lufta do të zgjerohet në ditët në vijim dhe do të përfshijë edhe bazat ushtarake amerikane në rajon.

“Agresorët do të jenë objektivi i një përgjigjeje të vendosur dhe në shkallë të gjerë nga Irani,” raporton agjencia iraniane e lajmeve Fars, duke cituar një “burim të informuar” brenda Iranit.