Teherani e përshkroi si mungesë respekti dhe të papranueshme deklaratën e Donald Trump në lidhje me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e kritikoi presidentin amerikan, i cili pretendoi se, megjithëse ushtria e tij ‘i dha një goditje të rëndë’ Iranit, sipas tij, ishte Khamenei që siguroi që vendin të shpëtonte nga një ‘vdekje e tmerrshme’.
“Nëse Presidenti Trump dëshiron vërtet të bëjë një marrëveshje, ai duhet të lërë mënjanë tonin e papranueshëm dhe mungesën e respektit ndaj Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Khamenei-t të madh, dhe të ndalojë së lënduari miliona mbështetës të tij të sinqertë,” theksoi Araghchi nëpërmjet platformës X.
“Populli i madh dhe i fuqishëm iranian, i cili i tregoi botës se regjimi izraelit nuk kishte tjetër zgjidhje veçse të vraponte te ‘babai’ për të shmangur shkatërrimin nga raketat tona, nuk i vlerëson kërcënimet dhe fyerjet,” shtoi ministri, duke nënvizuar se “vullneti i mirë lind vullnet të mirë, dhe respekti lind respekt.”
Kujtojmë se Trump kritikoi Teheranin përmes rrjetit social Truth Social, duke pretenduar se Irani “gënjeu” lidhur me shkallën e dëmit të shkaktuar nga bombardimet në objektet bërthamore gjatë luftës 12-ditore me Izraelin.
“E dija saktësisht se ku ndodhej dhe nuk do ta lejoja Izraelin, as forcat amerikane – më të fuqishmet dhe më të mëdhatë në botë – të i jepnin fund jetës,” u shpreh presidenti amerikan në rrjetin social.
“E shpëtova nga një vdekje e tmerrshme dhe as nuk ka nevojë të thotë faleminderit, President Trump!”, përfundoi ai me një ton triumfues.