Televizioni shtetëror iranian është rikthyer në transmetime të drejtpërdrejta pasi u ndërpre për disa minuta pas sulmit të Izraelit.
Sipas BBC, transmetuesi thotë në tekstin që shfaqet në ekran se të gjitha programet e tij “po rifillojnë drejtpërdrejt pa asnjë ndërprerje”.
Një tjetër lajm thotë se Izraeli “në një shkelje brutale shënjestroi një nga ndërtesat e televizionit shtetëror të Iranit”.
Transmetuesi thotë se Izraeli po përpiqej të “heshtte zërin e së vërtetës” duke e sulmuar atë.
Ndërkohë që ndërtesa e famshme prej qelqi e transmetuesit shtetëror të Iranit është në flakë pas sulmeve ajrore izraelite, sipas një raporti nga televizioni shtetëror, transmetimi ka rifilluar nga një studio tjetër.