Ditë për mysafirë të lartë në poligonin “Krivolak”, ku po zhvillohet ushtrimi i madh i NATO-s “Përgjigje e Shpejtë 25”, me pjesëmarrjen e nëntë ushtrive dhe mbi 2.200 ushtarëve nga vendet pjesëmarrëse. Qëllimi është testimi i gatishmërisë së Aleancës për t’iu përgjigjur kërcënimeve të sigurisë. Nga Krivolaku raporton Jovica Paunoski.

“Mirëdita nga poligoni i Krivolakut, ku po zhvillohet ushtrimi i madh “Përgjigje e Shpejtë 25”, që është në vijim në këto momente. Siç mund të shihni pas meje, më shumë se 9 shtete dhe mbi 2000 ushtarë janë të pranishëm dhe po stërviten në skenarë realë – nga njëra anë me sulme të simuluara nga armiku, dhe nga ana tjetër me ndërtimin e mbrojtjes. Kjo është një stërvitje që bashkon vendet anëtare të Aleancës së NATO-s dhe partnerin tonë strategjik, SHBA-në, të cilat vit pas viti e njohin gjithnjë e më shumë rëndësinë e Krivolakut dhe po investojnë në modernizimin e tij. Ndër të pranishmit ishte edhe Komandantja e Përgjithshme, Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, e cila theksoi se më shumë se kurrë janë të nevojshme stërvitje të tilla, pasi siguria në Evropë është e rrezikuar”, raporton Jovica Paunoski, gazetar i TV21.

“Përgjigje e shpejtë 2025” bashkon mbi 2200 ushtarë prej nëntë shteteve. Kjo stërvitje nuk është vetëm demonstrim të fuqisë ushtarake, por manifest për solidaritet, simbol i unitetit, përkujtues se vetëm bashkërisht mundemi të ballafaqohemi me kërcënimet që e rrezikojë paqen dhe stabilitetin”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova, Presidente.

“Në këtë mënyrë i avancojmë aftësitë për mbrojtje dhe i përforcojmë planet kombëtare të sigurisë dhe planet e Aleancës për mbrojtje”, tha Vllado Misajlovski, Ministër i Mbrojtjes.

“Puna e palodhshme e pjesëmarrësve në stërvitje nuk ka për qëllim që të përmirësohen kapacitetet dhe aftësitë, por edhe të ndërtohet besim, operim të ndërsjellë dhe respektim të ndërsjellë. Pikërisht në këtë ditë, dita për mysafirët e lartë, jep mundësi për ta treguar atë që kemi arritur bashkë, na jep mundësi ta kuptojmë rëndësinë e misionit tonë të përbashkët për sigurimin e kapaciteteve të kërkuara për ballafaqim me çdo krizë dhe kërcënim”, shtoi Sashko Lafçiski, Kryeshef i Shtabit Gjeneral.

“Kjo stërvitje është dëshmi për forcën dhe vdekshmërinë e mbrojtjes kolektive dhe përkushtimin tonë për një Europë të qëndrueshme dhe të sigurt. Dua ta shpreh mirënjohjen tonë ndaj Maqedonisë së Veriut për përkushtimin e saj të palëkundshëm për paqen rajonale dhe siguri. Maqedonia e Veriut nuk është etëm një aleat i NATO-s, ju jeni partner i vlefshëm dhe i sigurt, edhe në nivel rajonal por edhe në atë global”, shtoi Levon Kempton, Gjeneral major nga SHBA.