Infermieret në Tetovë shprehen të zhgënjyera nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria. Prisnin vendimet e punës, por në vend të tyre, sot sërish iu erdhën kontratat e punës edhe atë me afat deri në dhjetor. Iu premtua edhe një herë edhe dhënia e rrogave të mbetura, por as kjo nuk ndodhi.

“Ne presim tash. Drejtori na informoi se do na bëhet pagesa, por problem mbetet ende çështja e vendimeve që nuk ka informatë. Drejtori u shpreh se ai nuk jep vendime andaj na u tha që të drejtohemi në ministri. Presim zgjedhjen e ministrit pastaj të takojmë edhe atë për të drejtat që na takojnë”, deklaroi Flutura Islami, Infermiere. /Alsat.mk