Tjetër ngjarje e rëndë gjatë finales së Champions! Dy skocezë u vranë në një lokal në Spanjë (VIDEO)

Dy shtetas të Skocisë janë vrarë në një sulm me armë zjarri në një bar në qytetin bregdetar të Fuengirola-s, në jug të Spanjës, teksa po transmetohej finalja e Ligës së Kampionëve.
Sipas autoriteteve spanjolle, agresori ka qëlluar disa herë në drejtim të lokalit “Monaghans”, një bar i njohur në zonën turistike të Andaluzisë. Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje, në momentin kur shumë klientë ishin mbledhur për të ndjekur finalen evropiane për klube.
Përfaqësuesi i qeverisë qendrore në provincën e Malagës, Javier Salas, konfirmoi për BBC se viktimat dyshohet të jenë shtetas të Skocisë. Ata humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa autori u largua me shpejtësi nga vendi i krimit, duke shkaktuar panik mes të pranishmëve.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar motivet pas këtij akti të rëndë dhe për të identifikuar autorin. Ende nuk dihet nëse sulmi kishte si shënjestër viktimat specifike apo ishte rezultat i ndonjë konflikti momental. Bari “Monaghans”, i pozicionuar pranë vijës bregdetare, është mjaft i frekuentuar nga turistë britanikë dhe është konsideruar një pikë e njohur grumbullimi për ndjekjen e ndeshjeve sportive.
⚠️ Nuevo tiroteo en la provincia de Málaga, esta vez en Fuengirola.
¿A qué esperan PP y PSOE para aumentar la presencia de nuestras FCSE en los municipios de la Costa del Sol?
¡Desde VOX llevamos semanas reclamando medidas urgentes para acabar con los tiroteos! pic.twitter.com/wucOjIVL1n
— VOX Málaga (@vox_malaga) May 31, 2025