Me dhimbje të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të nxënëses dhe maturantes Vebije Memedi nga Saraji i Shkupit, pas një aksidenti tragjik.

Vebije ishte një vajzë e re, plot ëndrra dhe shpresa për të ardhmen. Humbja e saj ka tronditur komunitetin lokal, shkollën ku ajo mësonte dhe gjithë ata që e njihnin.

Familja, të afërmit, miqtë dhe shokët e klasës janë të pikëlluar thellë nga kjo tragjedi e rëndë.

Ngushëllime të sinqerta familjes Memedi. Zoti e mëshiroftë dhe i dhëntë sabër familjes në këtë dhimbje të madhe.