Më 19.06.2025 në zonën e Gazi Babës, oficerët e policisë nga SPB Shkup privuan nga liria M.S. (22), S.S. (21) dhe një 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “grabitje” informon Tetovasot.
Ata dyshohet se rreth orës 19:00 në fshatin Trubarevë, rajoni i Shkupit, kanë ndaluar V.D. (42) nga Shkupi me një automjet, pas së cilës njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht me një objekt të fortë dhe i ka marrë telefonin celular, pas së cilës të tre janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet.
Me ta është kryer një bisedë zyrtare në stacionin policor, pas së cilës M.S. dhe S.S. janë ndaluar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë kallëzime penale përkatëse.TS