Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për fillimin e një procedure hetimore kundër tre personave, të cilët dyshohen se si bashkëkryerës kanë tentuar të kryejnë veprën penale vrasje.

Sipas njoftimit, të dyshuarit – dy prej tyre vëllezër dhe i treti një i njohur i tyre – me dashje kanë tentuar t’i marrin jetën një personi dhe kanë rrezikuar jetën edhe të dy të tjerëve. Ngjarja ka ndodhur më 1 qershor, në orët e mbrëmjes, përpara një palestër në Çair.

Incidenti ka filluar si një konflikt verbal, ku janë shkëmbyer sharje dhe ofendime, dhe ka përfunduar me përleshje fizike. Në një moment, i dyshuari kryesor ka nxjerrë një thikë me të cilën ka plagosur viktimën në gjurin, barkun dhe gjoksin. Edhe dy persona të tjerë janë lënduar, pasi janë përpjekur të ndajnë palët dhe ta ndihmojnë të plagosurin.

Prokurori publik ka paraqitur kërkesë për paraburgim për të tre të dyshuarit, që është dorëzuar te gjyqtari i procedurës paraprake.