Tre persona janë arrestuar pasi dyshohen se kanë kanosur një burrë dhe një grua. Njërit nga të dyshuarit i është gjetur një armë zjarri.
Në rapotin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi“.Rasti u iniciua si “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 01.06.2025-10:19. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarveshje, kanë kanosur dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Gjatë kontrollit, tek njeri prej të dyshuarëve është gjetur dhe konfiskuar një armë e zjarrit me nje karikator dhe 9 fishekë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim