Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Trent Alexander Arnold sot u prezantua te Real Madridi.

Ai foli për herë të parë si lojtar i klubit spanjoll, shkruan Indeksonline

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Në këtë konferencë, Arnold tha se e dinte që do luante për Realin në të ardhmen, dhe vetëm për Realin.

“E dija kohë më parë që unë do largohesha nga Liverpooli vetëm për Real Madridin. Për asnjë tjetër. Nuk ka qenë kurrë pyetje, se ku do shkoja? Gjithmonë e kam ditur që vetëm në Madrid”, u shpreh Trent

Kujtojmë që mbrojtësi anglez do të bëjë debutimin e tij të parë me fanellën e Real Madridit në Kupën e Botës për Klube.