Protestat në Los Angeles kundër arrestimit dhe deportimit të emigrantëve kanë hyrë në ditën e katërt.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka vendosur një valë tjetër prej 2,000 oficerësh të Gardës Kombëtare, si dhe 700 marinsash në përgjigje të protestave, një veprim që e shtyu Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom, ta quante presidentin “të çmendur” dhe “diktatorial”.

Newsom ka paralajmëruar veprime ligjore, duke thënë se Trump ka shkelur kushtetutën për dërgimin e Gardës Kombëtare para se të kërkonte miratimin e tij.

Lexo edhe:
Robert F. Kennedy Jr shkarkon të gjithë komitetin e vaksinimit
Irani thotë se ka informacione të inteligjencës për të goditur Izraelin në rast sulmi
Dështon referendumi për shtetësinë në Itali, parashihte lehtësimin e rregullave
Plumba gome, granata zhurmuese dhe armë të tjera jo-vdekjeprurëse janë përdorur kundër protestuesve.

Kryetarja e bashkisë Karen Bass e ka akuzuar Trumpin për shkaktimin e kaosit, duke vënë në dukje se bastisjet janë ende duke vazhduar, ndërsa ish ndihmësi i tij Steve Bannon thotë se ajo duhet të arrestohet.

Mitingje të reja po fillojnë në të gjithë SHBA-në kundër autoriteteve të imigracionit.