Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur edhe 2,100 anëtarë të Gardës Kombëtare dhe 700 marins amerikanë, në atë që autoritetet e kanë quajtur Task Forcë 51, e cila synon të “sigurojë mbulim të vazhdueshëm të zonës”, ndërsa trazirat në Los Angeles vazhduan në ditën e katërt.
Tensionet midis zyrtarëve të Uashingtonit dhe Kalifornisë janë rritur ndërsa demonstruesit dolën në rrugë për të protestuar ndaj një serie arrestimesh nga Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) e SHBA-së, të cilat kryesisht synonin punëtorët migrantë në Los Angeles.
Protestat fillimisht paqësore u bënë të dhunshme pas tensioneve të larta, duke bërë që forcat e rendit të përdorin gaz lotsjellës dhe plumba gome dhe të mbyllin qendrën e Los Angeles si një “zonë të paligjshme grumbullimi”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Right now, tens of thousands of people are PEACEFULLY protesting in Los Angeles against Trump and ICE. Don’t let MAGA use lies and selective videos to convince you otherwise. Trump must revoke his illegal order ASAP! pic.twitter.com/42GMvjWpx2
— Harry Sisson (@harryjsisson) June 9, 2025
Trump që atëherë ka vendosur rreth 2,000 trupa të Gardës Kombëtare të SHBA-së për të ruajtur rendin kundër atyre që ai i quajti “njerëz të dhunshëm”.
Të hënën vonë, Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha se ishte informuar se anëtarë të tjerë të Gardës Kombëtare ishin në rrugë.
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Lexo po ashtu
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Newsom e quan praninë e trupave në rrugët e Los Angeles si “të paligjshme dhe imorale”.
Në një postim në X, ai tha se aktivizimi i Marinsave Amerikane në Los Angeles ishte një “fantazi e çmendur”, duke e etiketuar Trumpin si një “president diktatorial”. “Kjo është jo-amerikane”, shtoi Newsom.
Kaos dhe panik në rrugë, shoferi ‘shkon furishëm me makinë’ drejt protestuesve në Los Angeles
Lexo po ashtu
Kaos dhe panik në rrugë, shoferi ‘shkon furishëm me makinë’ drejt protestuesve në Los Angeles
Trump u kundërpërgjigj, duke thënë se qyteti do të ishte “shuar plotësisht” nëse ai nuk do të kishte dërguar anëtarë të Gardës Kombëtare.
“Ju premtoj se ata do të goditen më fort se kurrë më parë”, tha ai në një postim në platformën e tij, Truth Social.
U.S. Marines from Camp Pendleton on their way to Los Angeles. pic.twitter.com/TfuKOB8F0K
— Mila Joy (@MilaLovesJoe) June 10, 2025
“Anuloni urdhrin. Kthejeni kontrollin në Kaliforni”, kërkoi Newsom në një postim në platformën e mediave sociale X.
Gazetarja australiane qëllohet me plumb gome ndërsa mbulonte protestat në Los Angeles – incidenti është kapur drejtpërdrejt nga kamera
Lexo po ashtu
Gazetarja australiane qëllohet me plumb gome ndërsa mbulonte protestat në Los Angeles – incidenti është kapur drejtpërdrejt nga kamera
Kjo duket të jetë hera e parë në dekada që Garda Kombëtare e një shteti aktivizohet pa një kërkesë nga guvernatori i tij.
Newsom, duke folur për mediat lokale, njoftoi se shteti i tij do të padisë administratën Trump.