Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka rikthyer në vëmendje çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke deklaruar se ndërhyrja e tij gjatë mandatit të parë presidencial ka parandaluar një luftë të mundshme mes dy vendeve.

Në një intervistë për “Fox News”, Trump ka theksuar se për angazhimin e tij në këtë dhe disa çështje të tjera ndërkombëtare, ai do të duhej të ishte shpërblyer me Çmimin Nobel.

“Duhet të më jepnin çmimin Nobel për Ruandën dhe a e keni parë rastin e Kongos? Mund të thoni Serbia dhe Kosova. Mund të thoni shumë prej tyre. Më i madhi është India dhe Pakistani. Duhet ta kisha marrë katër ose pesë herë”, u shpreh ai, kur u pyet nëse do të mund ta fitonte Çmimin Nobel në rast se do të arrinte zgjidhje për krizën Izrael-Iran.

Në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump po ashtu paralajmëroi rikthimin e angazhimit në dialogun Kosovë-Serbi, duke e akuzuar presidentin aktual të SHBA-së, Joe Biden, për dëmtimin e progresit të arritur më herët.

" "

“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po e përballonin me forcë, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndalova atë (Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë budallaqe, por do ta rregulloj përsëri!)”, ka shkruar Trump.